Prishtinë, 13 tetor 2023 – Në seancën e së enjtes, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). Përmes këtij Projektligji, Kuvendi e bëri tërësisht jo relevant rolin e një institucioni kuazi gjyqësor siç është...
Etiketë: Reagim
IKD dhe FOL: Projektligji i ri, politizim objektiv i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Prishtinë, 17 korrik 2023 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL, reagojnë ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës së datës 12 korrik 2023, me të cilin vendim është miratuar versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë. Kjo pasi...
IKD: KPK të mos e miratoj ndryshim/plotësimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive pa kaluar përmes procesit të konsultimit publik
Prishtinë, 26 qershor 2023: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka vendosur që në takimin e 231-të, i cili është planifikuar të mbahet të hënën me 26 qershor 2023, të miratojë ndryshim/plotësimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës...
IKD: Qeveria në kundërshtim me afatet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendos për Projektligjin për Skemat Pensionale, rrezikohen të drejtat e mijëra pensionistëve
Prishtinë, 26 maj 2023 – Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 8 te Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale, sepse në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999 nuk e kanë gëzuar...
Të gjithë anëtarët e OShP-së që votuan pro importit të insulinave pa autorizim-marketing duhet të propozohen për shkarkim, jo vetëm Kimete Gashi
Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të) të poshtëshënuara reagojnë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm anëtarja e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OSHP) respektivisht Kryetarja e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave, Kimete Gashi, të propozohet për shkarkim nga ana e Kuvendit, duke e vlerësuar si vendim selektiv, i cili...
Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë nisur së zbatuari vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Prishtinë, 22 prill 2023 – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është adresa e fundit ku qytetarët dhe palët tjera mund të drejtohen për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Zbatimi i vendimeve të saj është i detyrueshëm për të gjithë, por Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë nisur së zbatuari Aktgjykimin...
Instituti i Kosovës për Drejtësi reagon ndaj kampanjës persekutuese kundër IKD-së dhe “Betimit për Drejtësi” nga Agron Beka, anëtar i KPK-së
(English below) Prishtinë, 24 shkurt 2022 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me 18 shkurt 2023 në KTV, ka transmetuar emisionin “Betimi për Drejtësi” me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin ishin shpalosur pretendimet për shkelje të ligjit nga Agron Beka dhe të tjerët në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Emisioni...
Shoqëria civile: Ulja e pagave për sistemin e drejtësisë paraqet ndërhyrje në drejtësi dhe rrit potencialin korruptiv
Prishtinë, 23 nëntor 2022: Organizatat e Shoqërisë Civile reagojnë ashpër ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës që në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe duke përdorur fakte të pavërteta ka nxjerrë vendim për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më 20 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila asokohe drejtohej nga ish-Kryeministri Ramush...
IKD: Deklarimet e akterëve qeveritarë cenojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial
Prishtinë, 10 shtator 2022 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj gjuhës së akterëve qeveritarë mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorial, e cila gjuhë paraqet ndërhyrje dhe cenim të pavarësisë së këtij sistemi, i cili sipas Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë është i pavarur nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Akterët qeveritarë përmes...
Ministri Liburn Aliu të ndërpresë fushatën denigruese ndaj aktivistes Shpresa Loshaj
Ne, të poshtëshënuarit, kundërshtojmë fushatën denigruese të ministrit Liburn Aliu ndaj aktivistes Shpresa Loshaj dhe shprehim indinjatën tonë të thellë për ndërhyrjen e tij në lirinë e shprehjes dhe aktivizmin në Kosovë. Më 22 nëntor 2021, Ministria e Mjedisit publikoi në faqen e saj (https://bit.ly/3GagQ7J) në “Facebook” një tekst përmes së cilit njoftonte se është...


