Prishtinë, 02 mars 2023 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikës Ligjore. Në këtë drejtim, hapet thirrja për aftësimin e grupit të radhës të studentëve të Fakultetit Juridik. Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita...
Etiketë: Njoftim
Tre hulumtuesit ligjorë që ishin pjesë e Institutit të Kosovës për Drejtësi propozohen për gjyqtarë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka propozuar 29 kandidatë për gjyqtarë për dekretim te Presidentja. Në mesin e tyre janë tre ish-hulumtuesit ligjorë të Institutit të Kosovës për Drejtësi Leotrim Gashi, Driton Nocaj dhe Avni Berisha janë propozuar për dekretim në Zyrën e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani. Tre të propozuarit për gjyqtarë kanë qenë pjesë...
Të hënën fillon “Java Kundër Korrupsion 2022”
Prishtinë: 02.12.2022- Të hënën, me 5 dhjetor 2022, fillon “Java Kundër Korrupsion 2022”. Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion 5- 9 dhjetor 2022”. Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit. Pjesë e këtij koalicioni të...
Organizohen trajnime teorike dhe praktike mbi Strategjinë e Sundimit të Ligjit dhe Planit të Veprimit me studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Aktiviteti i mbajtur është vazhdimësi e informimit të studentëve me procesin e politik bërjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës duke u fokusuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë së Sundimit të Ligjit. Studentët, janë njoftuar me detajet e këtij procesi, substancën e Strategjisë si dhe nivelin e...
Organizatat e Shoqërisë Civile organizojnë Javën Kundër Korrupsion
Prishtinë: 24.11.2022- Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion 5- 9 dhjetor 2022”. Gjatë kësaj Jave është planifikuar të realizohen aktivitete të ndryshme. Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi...
Studentët e Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD–së, pjesëmarrës në punëtorinë për Gjykatën Komerciale
Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e dytë për studentët e Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie të së hënës ishte “Gjykata Komerciale”, që u ligjërua nga Nënkryetarja e Gjykatës Komerciale, gjyqtarja Saranda Bogaj...
Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore, znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar të premten Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ata janë pritur nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka – Nimani. Kryetarja e Gjykatës,...
THIRRJE PËR KOMPANI TË LICENCUARA PËR SHËRBIME TË PËRKTHIMIT
OJQ Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë, zyra në Kosovë (DRC), përmes fondeve nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida) i fton furnizuesit e interesuar dhe të kualifikuar të marrin pjesë në tenderin për sigurimin e: Përkthim i raportit në tri...
“Ndërmjetësimi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”, punëtoria e parë për grupin e katërt të studentëve të Klinikës Ligjore
Prishtinë, 14 tetor 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e parë për studentët e Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie të së premtes ishte “Ndërmjetësimi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”, që u ligjërua nga...
THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të vitit të fundit të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi
Prishtinë, 14 shtator 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikave Ligjore. Në këtë drejtim, hapet thirrja për aftësimin e grupit të radhës të studentëve të Fakultetit Juridik. Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita...








