Prishtinë, 12 tetor 2020 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj praktikës së veprimeve “spektakulare” të organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve penale. Ndaj kësaj praktike, IKD ka reaguar vazhdimisht, por shkasë për këtë reagim është spektakli i drejtësisë me masën e arrestimit të Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova. Fillimisht, IKD...
Etiketë: Analizë e shkurtër ligjore
IKD: Ligji për Pagat në Sektorin Publik, paraqet ndërhyrje në drejtësi, krijon pasiguri juridike dhe krijon konglomerat në sistemin e pagave në sektorin publik
Prishtinë, 3 tetor 2018 – Pushteti ekzekutiv vazhdon qasjen diskriminuese në raport me pushtetin gjyqësor në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektiligjin për Pagat në Sektorin Publik përmes të cilit ndërhynë drejtpërdrejtë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe krijon pabarazi të pushteteve dhe pabarazi ndërmjet vet sistemit të drejtësisë, përkatësisht gjykatësve dhe prokurorëve. Qeveria...
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e pagave të pushtetarëve ka prezumuar kushtetutshmërinë e vendimit arbitrar të qeverisë
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e pagave të pushtetarëve ka prezumuar kushtetutshmërinë e vendimit arbitrar të qeverisë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në fund të dhjetorit 2017 ka reaguar përmes një analize ligjore lidhur me Vendimin nr. 4/20, të Qeverisë Haradinaj, miratuar më 20 dhjetor 2017, për ngritjen e mirëqenies ekonomike të një...
Ligji ndalon “fluturimin e supermenëve” me shumë pozita drejtuese dhe ndalon përfitimet e mëdha të zyrtarëve publikë nga shtesat
Përmbledhje ekzekutive Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka analizuar procesin e hartimit dhe miratimit të Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike, për të cilin ka hartuar edhe një hulumtim parlamentar për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Miratimi i këtij ligji, avancon rregullimin e fushës së parandalimit...
Loja e Ministrisë së Drejtësisë me Ligjin për Prokurorin e Shtetit
Prishtinë, 1 mars 2018 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë (MD) për plotësim ndryshimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, parimet dhe obligimet që Republika e Kosovës i ka marr në raport me Bashkimin Evropian lidhur me...
Loja e Kundërligjshme e Kryeministrit me Pagat
Përmbledhje ekzekutive Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Vendimit Nr. 4/20, të Qeverisë Haradinaj të miratuar më 20 dhjetor 2017 për ngritjen e mirëqenies ekonomike të një kategorie të pozitave të kabinetit qeveritar, përfshirë ngritjen e pagës së Kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, këshilltarëve, dhe një kategorie të shërbyesve civilë. Përmes këtij vendimi, pothuajse...
Loja me Gjykatën Speciale
Përmbledhje ekzekutive Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj iniciativës së fundit të deputetëve të caktuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj mbështetjes së kësaj iniciative nga përfaqësues të lartë të Shtetit dhe nga parti të caktuara politike lidhur me plotësim ndryshimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrës...
Hetimet parapenale dhe vendimi i kundërligjshëm i prokurorit Kujtim Munishi për dosjen e shefit të tij, Aleksandër Lumezi
Përmbledhje ekzekutive Sipas Aktvendimit me nr. PPN-202/17, i datës, 14 nëntor 2017, mbi hudhjen e kallëzimit penal, lidhur me dyshimet mbi manipulimin e dosjes së provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, trajtimi i kësaj çështje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, respektivisht në kundërshtim me...
IKD reagon kundër vendimeve të kundërligjshme të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial për transferimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale
Prishtinë, 07 shkurt 2017 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon kundër vendimeve të kundërligjshme të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), rreth praktikës së “transferimit” të prokurorëve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e miratuara nga vet KPK. Më 6 janar 2017, Kryeprokurori i Shtetit me...
IKD reagon ndaj vendimeve të kundërligjshme të KPK-së dhe praktikave të këqija të ndryshimit të rregulloreve nga KGJK
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë monitorimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka gjetur se edhe gjatë muajit dhjetor të vitit 2016, të dy Këshillat gjatë ushtrimit të funksioneve dhe veprimtarive të tyre, kanë marr vendime që bien në kundërshtim me ligjet bazike që rregullojnë sistemin prokurorial dhe vendime që ndërtojnë praktika të këqija lidhur me procesin e emërimit të Kryetarëve të Gjykatave apo Gjykatësve Mbikëqyrës.
- 1
- 2



