Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po merr pjesë në Konferencën e Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, që po mbahet në Atlanta, Georgia, të SHBA-ve nga 11-15 dhjetor 2023. Në këtë konferencë IKD po përfaqësohet nga znj. Arrita Rezniqi, menaxhere e programit dhe koordinatore e Qendrës për Ndihmë Juridike falas...
Kategori: Aktivitete
IKD: Departamenti për kategoritë e dala nga lufta në kuadër të MFPT-së, kundërligjshëm kërkon nga aplikuesit heqjen dorë nga pensioni i moshës
Prishtinë, 11 dhjetor 2023 – Qytetarët të cilët paraqiten pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim që të aplikojnë në skemën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile, ndër dokumentet e listuara për t’u dorëzuar me aplikimin e tyre,...
Përfundon Java Kundër Korrupsion 2023
Prishtinë, 9 dhjetor 2023: Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, sot ka përfunduar Java Kundër Korrupsionit 2023. Me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, Instituti i Kosovës për Drejtësisë, Iniciativa për Progres dhe Lëvizja Fol organizuan Javën kundër Korrupsion, aktivitet ky tanimë tradicional i koalicionit të organizatave të shoqërisë civile. Kjo javë u mbajt nga data 5 deri më...
Përgjigje ndaj sqarimit jo adekuat të Zyrës Kombëtare të Auditimit
Prishtinë, 9 Dhjetor 2023: Në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, IKD sot ka publikuar raportin “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”. Në këtë raport, IKD ka gjetur se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka tejkaluar kompetencat e veta dhe ka ndërhyrë në drejtësi përmes publikimit të raportit që ka për objekt vlerësimin e trajtimit të rasteve...
IKD: Ndërmarrjet publike funksionojnë larg syve të publikut
Prishtinë, 9 Dhjetor 2023: Në kuadër të “Javës kundër Korrupsion 2023”, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të shtunën ka publikuar raportin “Ndërmarrjet publike larg syve të publikut”, i cili raport përmban të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës së 17 Ndërmarrjeve Publike. Aurela Mërlaku, hulumtuese në IKD, nënvizoi se në dhjetor të vitit 2022, përmes...
IKD: Nga premtimi për transpencë radikale në transparencë nën minimale
Prishtinë, 9 Dhjetor 2023: Në kuadër të “Javës kundër Korrupsion 2023”, Instituti i Kosovës për Drejtësi të shtunën ka publikuar raportin “Mungesa e transparencës minimale, përballë premtimit për transparencë radikale”, i cili raport përmban gjetjet lidhur me nivelin e transparencës së Zyrës së Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë. Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, tha se...
IKD: Auditimi jofinanciar i ZKA-së, ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë
Prishtinë– Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të shtunën, ka mbajtur konferencë për media, ku është prezantuar raporti me titull “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”. Ky raport...
IKD: Deklaratat publike ndaj sistemit të drejtësisë bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare
Prishtinë, 8 dhjetor 2023 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të premtën, ka mbajtur bashkëbisedimin, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila...
IKD publikon raportin “Kushtetutshmëria në qeverisje”
Prishtinë, 7 dhjetor 2023 – Dita e tretë e “Javës Kundër Korrupsion” ka vazhduar me mbajtjen e tryezës ku u diskutua për kushtetutshmërinë e ligjeve dhe vendimeve me ç’rast u publikua edhe raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të partive politike parlamentare, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues te BE-së dhe gazetarë. Ndërsa, edhe pse ishin të...
IKD: Askush nuk u dënua me burgim efektiv për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë
Prishtinë, 6 dhjetor 2023 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të enjten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Mos deklarimi i pasurisë, krim në letër, kundërvajtje në praktikë”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion...








