Kategori: Aktivitete

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD – së morën pjesë në punëtorinë për ndërmjetësimin
Postim

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD – së morën pjesë në punëtorinë për ndërmjetësimin

Prishtinë, 19 prill 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e dytë për studentët e Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie të së martës ishte “Ndërmjetësimi si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e  kontesteve”, që u ligjërua nga...

Përfaqësues të IKD-së dhe një grup studentësh të drejtësisë vizituan Gjykatën Kushtetuese
Postim

Përfaqësues të IKD-së dhe një grup studentësh të drejtësisë vizituan Gjykatën Kushtetuese

Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) të shoqëruar nga Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, z. Yll Zekaj dhe Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese. Ata janë pritur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka – Nimani dhe...

IKD, GLPS dhe FOL: Propozimi i Këshillit Prokurorial për emërim të Kryeprokurorit të ri të Shtetit, i papranueshëm
Postim

IKD, GLPS dhe FOL: Propozimi i Këshillit Prokurorial për emërim të Kryeprokurorit të ri të Shtetit, i papranueshëm

Të mërkurën, më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës votoi unanimisht që Blerim Isufaj të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit. Propozimi i Këshillit Prokurorial do të dërgohet tek Presidentja e vendit, për të vendosur përfundimisht lidhur me emërimin. Ky propozim për emërim të Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit bëhet nga Këshilli Prokurorial...

Efikasiteti i Qeverisë në realizimin e agjendës legjislative gjatë marsit 2022
Postim

Efikasiteti i Qeverisë në realizimin e agjendës legjislative gjatë marsit 2022

Prishtinë, 4 prill – Në muajin mars Qeveria e Kosovës ka mbajtur tri (3) mbledhje, ka nxjerrë 57 vendime, dhe ka shqyrtuar dhe miratuar vetëm gjashtë (6) nga 19 projektligje të planifikuara në muajin mars në programin legjislativ të vitit 2022. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) monitoron në vazhdimësi punën e Qeverisë së Republikës...

IKD: Draft-Rregullorja e re e Kuvendit përmban të meta kushtetuese
Postim

IKD: Draft-Rregullorja e re e Kuvendit përmban të meta kushtetuese

Prishtinë, 29 mars 2022 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka mbajtur konferencë për media, ku ka publikuar analizën: “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe...

“Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”, punëtoria e parë për grupin e tretë të studentëve të Klinikës Ligjore
Postim

“Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”, punëtoria e parë për grupin e tretë të studentëve të Klinikës Ligjore

Prishtinë, 28 mars 2022 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e parë për grupin e tretë të studentëve të Klinikës Ligjore. Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”, që u ligjërua nga znj. Vjosa Shkodra,...

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi të kthehet në pikën zero, kandidatët nuk dëshmuan shkathtësi për Kryeprokuror
Postim

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi të kthehet në pikën zero, kandidatët nuk dëshmuan shkathtësi për Kryeprokuror

Prishtinë, 24 mars 2022 – Organizatat Jo-Qeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Lëvizja FOL (Tutje: Koalicioni), të enjten kanë organizuar konferencën për media, për prezantimin e raportit me titull: “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësmit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurporit të Shtetit)”....

Platforma Online për Ndihmë Juridike Falas: IKD mban takime me Policinë e Kosovës dhe Strehimoret e viktimave të dhunës
Postim

Platforma Online për Ndihmë Juridike Falas: IKD mban takime me Policinë e Kosovës dhe Strehimoret e viktimave të dhunës

Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD) gjatë muajve shkurt dhe mars ka zhvilluar takime në Strehimoret për Viktimat e Dhunës në Kosovë si dhe në Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës (DRPK) lidhur me Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas. Kjo platformë është lansuar më 29 nëntor 2021 nga...

IKD dhe HANDIKOS-PRISHTINË mbajnë trajnim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Kosovë dhe Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas në këto raste
Postim

IKD dhe HANDIKOS-PRISHTINË mbajnë trajnim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Kosovë dhe Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas në këto raste

Prishtinë, 28 shkurt 2022 – Të hënën në zyrat e HANDIKOS në Prishtinë, IKD dhe Handikos- Prishtinë kanë mbajtur një trajnim ku është diskutuar për rastet e dhunës në familje, trajtimin institucional të tyre, kornizën ligjore, si dhe mënyrën e ofrimit të ndihmës juridike falas për këto raste. Trajnimin e ka mbajtur znj. Arrita Rezniqi,...