Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Laminat për Votë

Në Ranillug është arrestuar një person që dyshohet se jepte laminat në këmbim të votave dhe një tjetër që ka marrë material që shtrohet para laminatit nga i dyshuari i parë.

Postim

11 Persona të Arrestuar

Gjatë konferencës që ka mbajtur Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka treguar që janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 11 persona për arsye të ndryshme. Në fshatin Batllavë të Podujevës në qendrën 1816 E katër persona janë shoqëruar në polici për dyshim falsifikimi të bexhave. Policia e rajonit të Podujevës  thotë se ata janë komisionerë...

Postim

Roja Refuzoi të Hapte Qendrën e Votimit

Personi i arrestuar refuzoi të hapte qendrën e votimit, me arsyetimin se shkolla është ende në renovim. Personi i arrestuar nga Policia e Kosovës është Ymer Hasanaj, rojë në shkollën Bajram Curri në Cercë të Istogut. 

Postim

Vritet Kandidati i AAK-së për Asamble në Skënderaj

Kandidati për këshilltar komunal i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Skënderaj është vrarë të shtunën rreth orës 16:00. Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, të lëshuar po të shtunën dyshohet se vrasjen e ka kryer polici me inicialet V.G, i cili kur shtiu drejt kandidatit nuk ishte në detyrë zyrtare. Policia thotë se...

Postim

Pesëdhjetë Prokurorë Kujdestarojnë për Zgjedhje

Dy ditë para zgjedhjeve Prokuroria e Shtetit ka caktuar 50 prokurorë kujdestarë që do vendosen nëpër prokuroritë themelore nëpër qytetet ku ato ekzistojnë dhe nëpër stacionet policore aty ku prokuroria nuk ka objekte. Janë caktuar 50 prokurorë kujdestarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, të cilët do të jenë të gatshëm për procedimin...

Postim

Ndërkombëtarët Kërkojnë Zgjedhje pa Manipulime

Derisa po bëhen përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve “historike” në Kosovë, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e ambasadave ndërkombëtare në Prishtinë, u bënë thirrje institucioneve vendore që më tre nëntor të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Cilësia e këtyre zgjedhjeve thuhet se do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian dhe...

Postim

Do ti arrestoj manipuluesit

Nesër Kosova voton. Nga premtimet e ngjajshme të partive politike që i japin sa herë që dalin në fushatë parazgjedhore, këto zgjedhje dallojnë për një gjë. Do të mbahen edhe në pjesën veriore, do gjatë fushatës janë hedhur bomba, janë rrahur e kërcënuar kandidatë, është shtënë më armë zjarri… Pra, aty ku pritet të ketë...

Postim

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi dhe përfaqësuesit e Koalicionit Demokracia në Veprim

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD) zotëri Betim Musliun dhe përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim. Përfaqësuesi i IKD-së, zotëri Betim Musliu e njoftoi Presidenten Jahjaga për përgatitjet për të vëzhguar punën e institucioneve të drejtësisë dhe...