Ragip Gjoshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Iniciativës Qytetare të Drenasit . Sipas tij lajmi se djali ka kërcënuar vëzhguesit në qendrën e votimit në Stankovc, është një gënjeshtër e kulluar e Izet Ibrahimit , kandidatit të Iniciativës Qytetare për Drenasin.
Author: betim musliu (betim musliu)
DEMOKRACIA NË VEPRIM VËREN DISA PARREGULLSI
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” i ka paraqitur disa parregullsi të cilat vëzhguesit e këtyre organizatave i kanë vërejtur deri më tani. Sipas tyre të dhënat nga terreni tregojnë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin në përjashtim të vendvotimit 1908e në Prishtinë, i cili është hapur me një...
ZHBOGAR I LUMTUR ME PROCESIN E ZGJEDHJEVE
Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka dalë të shoh se si po shkojnë procedurat e votimit në Prishtinë.
DERI NË ORËN 12:00 VOTUAN MBI 14 PËR QIND E QYTETARËVE TË KOSOVËS (VIDEO)
Deri në orën 12 :00 sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim , kanë votuar mbi 14 % e qytetarëve të Kosovës .
SEJDIU: FTOJË ORGANET QË TA SIGUROJNË ZBATIMIN E LIGJIT
Kandidati i Aleanca Kosova e Re , Korab Sejdiu ka votuar në qendrën e votimit 1901 në shkollën fillore “Naim Frashëri “, ku i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë për ta votuar dhe do dalin deri ën mbylljen e votimeve.
VOTOHET NGADALË, POR SIGURT
Në komunën e Gjilanit qytetarët kanë nisur të votojnë. Zyrtare të Komisionit Komunal në këtë komuanë kanë konfirmuar për KosovaPress se procesi ka filluar me kohë dhe po vazhdon normalisht. Deri më tani vërehet mjaftë interesimi i qytetarëve për të votuar.
INCIDENTET E DERITASHME: 16 TË ARRESTUAR DHE 7 LËNDË TË HAPURA
Shtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e prokurorisë së shtetit në procesin zgjedhor. Laura Pula koordinatore për zgjedhje në prokurorinë e shtetit tha se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas , Istog dhe Podujevë.
Kabashi: Këto zgjedhje të rëndësishme për nivelin lokal?
Kandidati i koalicionit AAK- LDD, Lulzim Kabashi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Visare Kabashi, ka votuar në vendlindjen e tij në Korishë në qendrën e votimit 2023a.
PDK-ja Ankohet Për Vëllain e Jakup Krasniqit3
Konflikti verbal mes Avdyl Krasniqit vëllait të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e Bujar Gjoshit, vëllait të Betim Gjoshit, anëtarit të PDK-së në KQZ, do të trajtohet si kundërvajtje nga gjykata. Prokurorja kujdestare Bukurie Gjonbalaj, deklaroi se nuk ka vepër penale në konfliktin mes tyre.
Arrestohet Vëzhguesi i VV në Gjakovë
Në orën 16:55 është arrestuar Besik Hasanaj vëzhgues i Vetëvendosjes në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë. Sinan Hajdari drejtori i shkollës “Kadri Kusari”, ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë arrestimin e vëzhguesit të VV-së por ka thënë se nuk e di se për se për çfarë motive është bërë kjo.