Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson ka shfrytëzuar rrjetin social Twiter për të komentuar rreth zgjedhjeve.
Author: betim musliu (betim musliu)
ANAMORAVA NIS VOTIMIN
Në komunën e Gjilanit, qytetaret kanë nisur të votojnë, njëherit edhe zyrtaret e komisioneve zgjedhore në komunat përreth kanë konfirmuar për Kosovapress se procesi ka nisur me kohë dhe po vazhdon normalisht. Deri më tani po vërehet interesim i qytetarëve për të votuar.
VOTON BESNIK TAHIRI (VIDEO)
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka votuar në shkollën “Dardania”, qendra e votimit 1904a, ku pas votimit të tij, erdhi edhe lideri i kësaj partie , Ramush Haradinaj, për ta përkrahur dhe uruar.
JAHJAGA: KËTO ZGJEDHJE JANË TEST I DEMOKRACISË SONË
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me bashkëshortin e saj kanë votuar në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.
ARRESTOHET NË CERCË TË ISTOGUT PERSONI QË TENTOI TA NDALË VOTIMIN DUKE MBYLLUR DYERT E SHKOLLËS
Prokurorja e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një person është arrestuar në fshatin Cërcë të Istogut, pasi ka tentuar ta mbyllë objektin ku mbahen votimet.
NË DY QENDRA VOTIMI NË SUHAREKË MUNGOJNË VULAT
Sikur edhe në të gjitha komunat në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre.
THAÇI: DO TA KALOJMË TESTIN (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka deklaruar se këto janë zgjedhjet historike për shtetin tonë për shkak se janë zgjedhjet e para të lira që organizohen në tërë territorin e Kosovës.
VOTON HARADINAJ, FTON QYTETARËT PËR DALJE NË ZGJEDHJE (VIDEO)
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar në shkollën e mjekësisë në kryeqytet.
LDK FLET PËR PROCES TË RREGULLT ZGJEDHOR, ME DISA PARREGULLSI
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të rregullt procesin zgjedhor, por ka njoftuar edhe për parregullsi që kanë ndodhur në vendvotime të ndryshme në vend.
ARRESTIM NË KAÇANIK, VËZHGUESI PDK SHËNOI KUTINË E VOTIMIT
Në Kaçanik të vjetër është arrestuar një vëzhgues për shkak se e ka shënuar një kuti të votimit. Kjo është bërë nga përfaqësues të DnV-së , të cilët thanë se kjo ka ndodhur rreth orës 10:00.