Kërcënimet, frikësimet dhe pengimi i serbëve në veri për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme, janë brenga kryesore e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Kosovë.
Author: betim musliu (betim musliu)
PDK: Orë më parë është arrestuar një anëtar i LDK në Lipjan
LDK-ja përmes deklaratave publike, por duke mos iu adresuar organeve zyrtare, po përpiqet për të mbuluar veprimet shantazhuese që anëtarët e saj po u bëjnë qytetarëve gjatë procesit të votimit, thuhet në një informatë për media të shatbit zgjedhor të PDK-së në Lipjan (nga Lulzim Rrustemi). Sipas këtij reagimit të PDK-së, pak orë më parë...
PDK-ja deponon ankesa të reja në PZAP
Përpos një rasti që ka ndodhur në fshatin Senik të Malishevës, të cilin PDK-ja e ka raportuar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), kjo parti politike njofton se ankesë në PZAP ka paraqitur edhe ndaj Iniciativës Qytetare të Drenasit (IQD), për shkak se në qendrën e votimit 0311E,...
KQZ: Në veri pjesëmarrje më e ulët
Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri në orën 15, pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë në veri. Anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo i ka thënë agjencisë Beta se dalja në Zveçan ka qenë 7.39 për qind, në Leposaviq 12.52 për qind, në Zubin Potok 13.38 për...
Tri arrestime në Gjakovë
Prokurorja kujdestare në Gjakovë, Shpresa Bakija i ka deklaruar KTV-së se në këtë rajon kanë ndodhur tri arrestime. Një person është arrestuar pasi është paraqitur si vëzhgues, por me identitet të rrejshëm. Ai së pari është lëshuar, por më pas është gjetur dhe sërish është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Veriu brengos vëzhguesit e zgjedhjeve
Kërcënimet, frikësimet dhe pengimi i serbëve në veri për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme, janë brenga kryesore e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Kosovë. “Ne këtu po ua shpjegojmë njerëzve se nuk është në rregull që të votojnë në këto zgjedhje”, i shpjegonte një djalë i ri i veshur me rroba sportive...
Tre të arrestuar edhe në Mitrovicë
Tre të arrestuar është bilanci i arrestimeve që ka bërë sot policia në Mitrovicë, për shkak të shkeljeve të procesit zgjedhor, raporton korrespodenti i Kohës Ditore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka theksuar se policia ka arrestuar këta persona në jug të Mitrovicës si të dyshuar për keqpërdorim të votave.
IQM alarmon: Policia nxori disa kuti votimi nga selia e PDK-së
Iniciativa Qytetare për Malishevë është e indinjuar thellë lidhur me veprimet e fundit që po ndodhin në komunën e Malishevës në bazë të një informate nga një qytetar i Malishevës, në zyrën e selisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega ne Malishevë, Njësiti Special Policor i Kosovës ka nxjerrë nga selia e PDK-së disa kuti...
Prokuroria për zgjedhjet: 28 në ndalje, tre të shoqëruar në polici
Gjatë gjithë ditës së sotme të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, janë hapur 18 raste, në të cilat janë të përfshirë 31 persona, nga të cilët 28 janë ndaluar dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacione policore, deklaroi në një konferencë për shtyp koordinatorja nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula,...
Sulmohen dhe mbyllen vendvotimet edhe në Zveçan dhe Zubin Potok
Pas sulmit mbi qendrën e votimit në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së shkaku i dhunës, KTV transmeton se raportohet edhe për sulme të reja. Këto sulme kanë ndodhur në Zveçan dhe Zubin Potok. Raportohet se edhe në këto dy raste vëzhguesit e huaj janë larguar nga qendrat e votimit,...