Në një vendvotim të në Batllavë të Komunës së Podujevës, janë arrestuar katër persona të prezantuar si “komisionarë të AAK-së”. Mediat bëjnë me dije se personat e arrestuar kishin falsifikuar dokumentin e identifikimit, duke u prezantuar si komisionarit të AAK-së, që ndryshe njihen si “bexha”. Arrestimi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Author: betim musliu (betim musliu)
Jahjaga fton qytetarët të votojnë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ka votuar në zgjedhjet lokale, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë. “Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës, të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë...
AAK: Nuk janë arrestuar komisionarët e AAK-së në Batllavë
Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas komunikimit me Shtabin Lokal të AAK-së në Podujevë, demanton informatën e dhënë pak çaste më parë për kinse “arrestimin” e katër komisionerëve të AAK-së në Batllavë.
Parregullsitë e evidencuara nga LDK-ja
Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve. LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi, të cilat po i theksojmë më poshtë. Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit...
Isa Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me rastin e votimit në Shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka thënë të dielën se deri më tani procesi zgjedhor në Kosovë është në përgjithësi i rregullt dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas vullnetit të...
Shtatë raste për vepra penale, 18 persona shoqërohen në polici
Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani hetuesit policor nga të gjitha drejtoritë rajonale kanë iniciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe 18 persona janë shoqëruar në polici. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë se kryesisht këto raste janë të...
Prokuroria: 16 lëndë me 20 të dyshuar për parregullsi në zgjedhje
Prokuroria e shtetit na njofton se ka iniciuar edhe një lëndë për parregullsi në procesin zgjedhor. Laura Pula nga prokuroria e shtetit ka thënë se deri tash janë 16 lëndë me 20 persona të dyshuar për parregullsi në procesin zgjedhor. Ndërsa zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë se bëhet një person përgjegjës nuk e...
IQ e Drenasit: PDK po terrorizon qytetarët me të shtëna armësh
Iniciativa Qytetare e Drenasit nëpërmjet një deklarate për publikun ka thënë se “pasi që dështuam, të kontaktojmë më prokurorin e autorizuar për zgjedhjet në Komunën e Drenasit jemi të detyruar t’i drejtohemi opinionit publik më këtë deklaratë.
Truproja e Thaçit po i shantazhon qytetarët e Lipjanit
LDK ka denoncuar publikisht PDK-në, përkatësisht truprojen e kryeministrit Hashim Thaçi se po i shantazhin votuesit në komunën e Lipjanit. Në reagimin e LDK-së thuhetse “grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e kryeministrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra.
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind
Në orët e pasditës ka nis të shtohet dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të KQZ-së, p Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 për qind.