Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Qeveria gjermane dënon incidentet gjatë votimeve në Kosovë

Qeveria e Gjermanisë u shpreh me shqetësim duke i dënuar trazirat që u shkaktuan gjatë votimeve për pushtetin lokal në Kosovë, por thekson se incidentet e së dielës “nuk do ta pengojnë kursin e nisur të arsyes dhe ekuilibrit në rajon”, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert të hënën në Berlin.Në përgjithësi Qeveria gjermane e përshëndeti...

Postim

Konfuzion në veri të Kosovës

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u zhvilluan në atmosferën e dhunës dhe kërcënimeve. Kundërshtarët e zgjedhjeve shpallën suksesin e bojkotit, në Beograd vlerësohet se një gjë e tillë komplikon situatën e serbëve.Kjo mund të pritej që gjatë zgjedhjeve në veriun e Kosovës mund të kishte konfrontime politike dhe fizike, sepse fushata bojkotuese ka qenë...

Postim

Materiali zgjedhor nga Mitrovica e Veriut ka humbur

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e...

Postim

Komisionerët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në veri

Komisionerët shqiptarë janë penguar për të shkuar në veri të Mitrovicës. Tash për tash nuk është gjetur ndonjë mënyrë për dërgimin e tyre në veri. Nuk dihet kush do t’i dërgojë ata në vendvotimet në këtë pjesë të kosovës. Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të...

Postim

Jacobson: Do të udhëtoj në mbarë Kosovën për të vëzhguar zgjedhjet

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson ka shfrytëzuar rrjetin social twitter për të komentuar rreth zgjedhjeve. Ajo ka thënë se shpreson në zgjedhje fer, dhe se do të jetë vetë vëzhguese e këtyre zgjedhjeve. “Do udhëtojë rreth Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet. Shpresoj qe do të jenë të sigurta dhe fer dhe me pjesëmarrje të...

Postim

Kosovarët në Britani bojkotojnë zgjedhjet

Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Britaninë e Madhe duket se kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e së dielës në vendin e tyre.  Nga 32 kërkesat e paraqitura për votim postar nga qytetaret e Kosovës që jetojnë ne Britani pranë KQZ-së në Prishtinë janë miratuar vetëm 30 prej tyre. Në kushtet kur nuk ka shifra...

Postim

Në veri thirrje për bojkot

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit. “Së paku në...

Postim

OSBE: Asnjë problem në veri

Zëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Nikolla Gaon, ka thënë se në veri të Kosovës janë hapur të gjitha vendvotimet, pos njërit. Ai ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë problem apo incident. “Nga 94 vendvotime, 93 janë hapur. Vetëm një nuk është hapur, pasi atje nuk janë shfaqur anëtarët...

Postim

DV: Vetëm disa parregullsi të vogla në votime

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor me rreth 1, 600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tash ka vërejtur disa parregullsi të vogla. “Hapja e vendvotimeve kryesisht ka ndodhur me kohë; ka pasur probleme të vogla teknike. Në disa raste mungojnë disa nga komisionet; ka raste ku...