Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Mbyllen vendvotimet, tërhiqen ndërkombëtarët

Zedhëndësi i OSBE-së Nikola Gaon, e ka konfirmuar për Indeksonline tërheqjen e vëzhguesve nga tri qendra të votimit në veri. “Po, i kemi tërhequr vëzhguesit tanë nga shkolla fillore “ Shën Sava”, shkolla teknike, dhe ajo e mjeksisë, për arsyje se vëzhguesit tanë janë sulmuar me gaz lotsjellës”, ka thënë Gaon.

Postim

Vetëvendosje bën thirrje për vigjilencë gjatë numërimit

Drejtuesi i Shtabit të përgjithshëm Dardan Molliqaj dhe drejtuesi i Shtabit të Qendrës së Prishtinës Dardan Sejdiu mbajtën një konferencë për media në lidhje me procesin e sotëm zgjedhor. Në vazhdim mund të gjeni përmbledhjen e çështjeve kryesore të paraqitura.

Postim

Podujevë, të shtëna me kallashnikov

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, zyrtar i një partie ka shtënë me kallashnikov, bëjnë të ditur burime të konfirmuara të Indeksonline. Këto të shtëna kanë shqetësuar qytetarë të shumtë të kësaj komune, megjithatë nuk ka të lënduar.

Postim

Maskat në veri djegin kutitë e votimit

Persona të maskuar kanë hyrë në një qendër votimi në veri, ku kanë marrë kutitë e votimit dhe i kanë djegur ato. Për këtë rast ka reaguar edhe qeveria e Serbisë, gjegjësisht zv.kryeministri serb Aleksandar Vuçiq i cili ka kërkuar leje nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovës, që t’i lejohet policisë së Serbisë të hyjë në...

Postim

Procesi i rregullt në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan

Në Leposaviq, gjendja e qetë. Pjesëmarrja e votuesve ishte në nivelin e kënaqshëm, si aty ashtu edhe në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ekipi i Indeksonline raporton se edhe aty janë vërejtur pjesëtarë të të ashtuquajturës mbrojtje civile, edhe pse presionet ishin shumë më pak të vërejtshme, në krahasim me pjesën veriore të Mitrovicës....

Postim

DnV: Në veri ka edhe të plagosur, tërhiqen vëzhguesit

Sipas Demokracisë në Veprim, deri në ora 16:00, votuan 35 për qind e qytetarëve. Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se deri në orën 16:00 në tërë territorin e Kosovës kanë votuar mbi 35 për qind e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, ka pasur incidente në disa komuna të Kosovës, por që, sipas...

Postim

Fushata e qetë, por jo bindëse!

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka qenë e qetë dhe pa probleme, mirëpo partitë politike nuk kanë qenë shumë bindëse në premtimet e tyre karshi qytetarëve, kanë theksuar analistët për Telegrafin. Astrit Gashi ka theksuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit ishte krejtësisht e qetë, dhe kjo është pozitive për...

Postim

Mustafa dhe Zeka: Nuk jemi rrahur

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë demantuar shkrimet se gjoja ata janë përshirë në rrahje fizike. “Këto propaganda burimin e kanë tek ata që gjatë gjithë kohës së fushatës kanë përdorur gjuhë denigruese, gjuhë të urrejtjes. Ne jemi bashkë dhe PDK do të fitojë në Gjilan me më së paku 3000 vota diferencë”, tha Mustafa,...

Postim

PDK: I kemi fituar plus tri komuna tjera

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh. Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë, transmeton ORAinfo. Ai po ashtu ka thënë...

Postim

LDK: Presim fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e kënaqur me procesin zgjedhor në gjithë Kosovën. Zëdhënësja e Shtabit Qendror Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjollca Osmani ka thënë se LDK pret fitore në shumicën e komunave, ndërsa shprehu keqarje për incidentet në veri. Ajo ka thënë se në ora 21:00 presin rezultate konkrete të cilat...