Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë reaguar suksesshëm në ditën e zgjedhjeve në veri të vendit. Sipas tyre, intervenimi në disa raste ka ndodhur pas kërkesës së EULEX-it. Në një njoftim për medie të lëshuar nga KFOR-i, me kërkesën e EULEX-it trupat e KFOR-it të zbarkuara më herët në veri të Kosovës, kanë intervenuar 15 minutave...
Author: betim musliu (betim musliu)
Arrestohen tre persona, futen ilegalisht në një qendër votimi
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin future në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, pas mesnatës. Futja e tyre është vërejtur nga disa qytetarë, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe më pas janë grumbulluar përreth shkollës duke penguar largimin e tyre nga objekti.
Jacobson vlerëson suksesin e përgjithshëm të zgjedhjeve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, i ka vlerësuar zgjedhjet vendore në Kosovë si përgjithësisht të suksesshme. Në rrjetin social Twitter, zonja Jacobson ka thënë se “duke lënë anash Mitrovicën e Veriut, SHBA-të kanë vërrejtur probleme të vogla teknike dhe shumë profesionalizëm e entuziazëm në mbarë Kosovën”.
“Detyrë e OSBE-së ka qenë lehtësimi i procesit, jo siguria”
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claude Schlumberger, ka mbajtur sonte në orët e vona konferencë për gazetarë, në të cilën ka folur rreth incidenteve të dhunshme në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se procesi i zgjedhjeve ka qenë duke shkuar mirë deri në orën 17:00....
KQZ: Shtyhen rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka bërë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, siç ishte paralajmëruar dhe siç është pritur. Ato do të bëhen të ditura gjatë orëve të ditës. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se rezultatet preliminare do të bëhen më vonë, kur komisioni...
EULEX sqaron rolin pas incidenteve në veri
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX ka sqaruar angazhimin e djeshëm të këtij misioni, pas incidenteve në veri.”EULEX-i i është përgjigjur menjëherë sulmit në qendrën e votimit në veri të Mitrovicës dhe ka dhënë mbështetje shtesë për Policinë e Kosovës në mënyrë që ta sigurojë stafin e OSBE-së dhe Misionit Vëzhgues të BE-së,...
Kocijançiç: BE e shqetësuar për incidentet në veri
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar mbrëmë se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës.“Me kujdes po ndjekim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunën në...
Publikimi i rezultateve preliminare gjatë ditës së sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet preliminare gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar kryetarja, Valdete Daka.Gjatë një konference të mbajtur pak para orës 3 të mëngjesit, ajo ka thënë se rezultatet preliminare nuk mund të shpallen përderisa në disa komuna ka një garë ende të paqartë rreth balotazhit.
Prokuroria do t’i ndjekë penalisht ata që votuan në emër të të vdekurve
Prokuroria e shteti ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, nga 35 personat e ndaluar, 8 kanë qenë zyrtarë, 3 komisionarë, dy menaxherë shkollash dhe tre vëzhgues. Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se bashkëpunimi që ka pasur me Policinë e Kosovës dhe me shoqëritë civile do të vazhdojë edhe në ditën e balotazhit, dhe të gjitha...
Krasniqi i befasuar nga ‘rotacioni’ në disa qytete
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, procesin e djeshëm zgjedhor e ka vlerësuar si proces të rregullt, duke përjashtuar sipas tij, pjesën veriore, e cila ka qenë storie dështimi si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.“Zgjedhjet e djeshme kanë qenë të mirë administruara. Ndërsa procesi zgjedhor në veri ka qenë proces i...