Një qytetar i Gjakovës është kërcënuar me jetë nëse vazhdon ta përkrahë Mimoza Kuasrin dhe AKR’në në balotazhin që do të mbahet më 1 dhjetor. Ai është Petrit Llugagjija,, i cili e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës. Pas këtij lajmërimi, Policia ka ndalur të tre anëtarët e AAK’së, ndërsa vetëm Misad Ndrecajn e...
Author: betim musliu (betim musliu)
Shemsi Veseli akuzon PDK-në për vjedhje të votave
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për asamble komunale të Prishtinës, Shemsi Veseli, ka akuzuar kandidatët brenda partisë se tij për vjedhje të votave. “Jam i bindur se ka pasur keqpërdorime me votat e mija. Është shumë e pakuptimt që individë të cilët nuk kanë ndojnë kredibilitet të kenë vota më shumë se unë”, ka...
Policia e Kosovës ka larguar pjesëtarët e “Mbrojtjes civile ”
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë njoftuar se kanë reaguar për largimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtje civile”, të cilët kanë qenë të pranishëm afër qendrave të votimit në Mitrovicën e veriut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se personat në fjalë janë larguar me bazë ligjore.
“Shfaqja e muskujve” dha rezultat në veri
“Kjo në asgjë nuk ju asocion përveç se në okupim! Sot kemi edhe ushtarin, edhe policin, edhe njerëz të tjerë të armatosur! Vetëm po habitem pse po ju mungojnë bombat, apo minahedhësit në krah këtyre policëve dhe ushtarëve! ”, thoshte të dielën Nebojsha Joviq kur në Mitrovicën e Veriut ishin ftuar qytetarët për të rivotuar.
OSBE: Zannier i ka përshëndetur rivotimet pa incidente
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Lamberto Zannier, i ka përshëndetur rivotimet në tri qendra të zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës. Stafi i OSBE-së, që ka punuar për lehtësimin e zgjedhjeve në tri qendra në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë rivotimit, raporton se zgjedhjet kaluan pa incident, thuhet në...
PZAP urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve në 3 vendvotime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht ankesën e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviqit, dega në Zveçan, për shkelje të supozuar të Ligjit për zgjedhjet lokale, e cila ka ndikuar në rregullsinë e zgjedhjeve, të drejtën e qytetarëve për pjesëmarrje dhe në rezultatin final.
Ambasada amerikane vlerëson procesin zgjedhor në veri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë “është e trimëruar nga nga raportet e para për një pjesëmarrje të madhe dhe të sigurtë, për procedura të rregullta votimi në qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore të dielën”. Përmes një komunikate, Ambasada vlerëson se “zgjedhjet lokale përfaqësojnë një mundësi të rëndësisshme për të ndikuar në vendimet...
Gjithsej 49 ankesa pakënaqësie pas zgjedhjeve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), ka pranuar gjithsej 49 ankesa nga subjekte politike, iniciativa qytetare apo kandidatë të pavarur të cilat kanë të bëjnë me pakënaqësitë e tyre gjatë numërimit të votave në procesin zgjedhor.
LISTAT E PDK-SË NË LIPJAN PËRFUNDOJNË NË PROKURORI
Pos telasheve që i dolën me nipin e tij, Fitim Selimi i cili pak ditë para zgjedhjeve u nda nga PDK-ja dhe krijoi Iniciativën për Lipjanin, e cila tash mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Imri Ahmetin, njerëzit e partisë së tij i kanë hapur telashe Shukri Bujës edhe me Prokurorinë. Express merresh se...
Partitë nuk e dinë sa kanë shpenzuar gjatë fushatës
Subjektet më të mëdha politike në vend e kanë vazhduar praktikën për t’i mbajtur të fshehura shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore. Përfaqësues të këtyre partive, edhe pse thonë se shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë dukshëm më të vogla, nuk pranojnë të flasin për shifrat e shpenzuara,...